1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

PanicMe: Lajmëron miqtë tuaj në rast rreziku

Më të lexuarat

Një aplikacion i ri për sigurinë personale i prezantuar këtë javë, kthen telefonin tuaj inteligjent në një buton paniku, duke ju lejuar të njoftoni miqtë dhe familjen nëse jeni në telashe ose ndjeheni të kërcënuar.

Aplikacioni i ri PanicMe, zhvilluar nga DataMe, ju lejon të krijoni një rrjet të personalizuar të miqve dhe familjes tuaj të cilët do të kontaktohen kur butoni i panikut shtypet.
Një sistem trafiku (e kuqe, e verdhe, e gjelbër) ofron tre opsione paniku në varësi të urgjencës dhe deri në 30 kontakte nga telefoni juaj mund të zgjidhen për çdo opsion paniku.
Drita e kuqe sinjalizon një situatë me rrezik të lartë, kur ju ndjeheni të kërcënuar dhe rreziku është i pashmangshëm. Ndërsa drita e verdhë sinjalizon një situatë rreziku të mesëm.
Vendndodhja e përdoruesit do të gjendet me saktësi në hartë nga sinjalet që dërgon aplikacioni, duke përdorur GPS-në. /portalb/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit