Muaji i Shenjtë i Ramazanit çdo vit në qytetin e Kamenicës mbledh në një iftar të përbashkët të gjithë besimtarët myslimanë.
Mbrëmë në rrugët e qytetit përreth tryezës u mblodhën qindra agjërues të cilët bënë iftar të së bashku.
Ky iftar tradicional që quhet “Sofra e Ramazanit” i dha edhe më shumë madhështi e bereqet këtij muaji.
Këtë iftar mund ta shihni përmes vidjos te bërë nga fotografi Arian Mavriqi.