2.2 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Palestinezi, hakoi profilin e shefit të facebook-ut dhe nuk u shpërbly

Më të lexuarat

Një hacker nga Palestina ka zbuluar një lëshim në Facebook i cili ka mundësuar që çdokush të mund të ketë qasje të postojë çfarë të dojë në ‘murin’ (wall) e kujtdo. Mirëpo, anipse hackeri në fjalë e kishte paralajmëruar kompaninë për këtë lëshim, ata nuk e kishin marrë seriozisht.

Dhe, për t’ua dëshmuar këtë gjë, palestinezi kishte hyrë në ‘murin’ e vetë pronarit e themeluesit të Facebook, Mark Zuckerberg, duke i shkruar pikërisht për këtë problem.

Khalil Shreateh së pari kishte kontaktuar ekipin e sigurisë së Facebook pasi e kishte zbuluar dhe vërtetuar se kjo vrimë është e vërtetë duke shkruar në ‘murin’ e një mikeshe të themeluesit të Facebook.

Mirëpo, në vend se ta falënderonin atë dhe ta rregullonin këtë çështje, Facebook tha se nuk ishte gabim prej anës së tyre. Dhe, për shkak të metodave që Shreateh kishte përdorë për t’i bindur ata për këtë kërcënim, Facebook nuk e kishte shpërblyer atë me ndonjë çmim që zakonisht u jep programorëve që raportojnë për lëshime në sigurinë e faqes.

“Unë quhem Khalil Shreateh. Kam mbaruar shkollën në shkallën B.A në Sistemin Informatik. Desha ta raportoj një lëshim në faqen tuaj kryesore (www.facebook.com) të cilën e kam zbuluar unë… Ky lëshim u mundëson përdoruesve të Facebook të shpërndajnë linqe tek përdoruesit tjerë të Facebook. E kam testuar në ‘murin’ e Sarah.Goodin dhe postova pa ndonjë problem”.

Shreateh, i cili jeton në Palestinë dhe që nuk ka asnjë mundësi që të ketë lidhje me shoqen e Zuckerberg, Goodin. Ai kishte shpresuar se në momentin që i shkruan në murin e mikeshës së Zuckerberg, rasti i tij do të merret në dorë nga siguria e Facebook.

Mirëpo, në vend se ta rregullojnë këtë çështje serioze të sigurisë, Facebook i kishte shkruar Shreateh duke i thënë se “ky nuk është lëshim”.

Mirëpo, Shreateh, i cili ishte i vendosur se ky është një gabim, vendosi t’i shkruante vetë themeluesit të Facebook, Mark Zuckerberg.

“Më falë që të kam thyer privatësinë”, kishte shkruar ai në murin e Zuckerberg, postim i cili tashmë është fshirë. “Nuk pata tjetër mundësi… pas gjithë atyre raportimeve që i ka dërguar tek ekipi i Facebook”.

Mirëpo, vetëm pak minuta pas këtij reagimi të tij, Facebok e kontaktoi duke kërkuar se si ia ka dalë ta të hyjë pa leje në faqen personale të shefit të tyre.

“E kemi rregulluar këtë lëshim të enjten”, kishte shkruar Matt Jones nga ekipi i sigurisë së Facebook në “Hacker News”.

Megjithëse Facebook ka një fond për shpërblimin e programorëve që zbulojnë lëshime në sigurinë e faqes, që zakonisht janë në vlera prej 500 dollarësh, kjo gjë nuk ndodhi me palestinezin.

“Për tu kualifikuar për pagesë duhet të jeni tejet të kujdesshëm për të mos shkelur privatësinë dhe të përdorni ndonjë llogari testuese në vend të asaj reale kur hetoni lëshime në siguri”, kishte shkruar Jones.

Ai thotë se Shreateh, duke postuar në llogaritë e Zuckerberg dhe Goodin, ai ka shkelur kushtet e shërbimit dhe nuk do të paguhet për zbulimin e tij.

Megjithatë, Facebook e mirëpret Shreateh që t’i njoftojë ata për çdo lëshim që ai gjen në të ardhmen, duke iu përmbajtur gjithmonë kushteve të privatësisë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit