1.1 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Palestinezët ofrojnë kompromis për tërheqjen e trupave izraelite

Më të lexuarat

Presidenti palestinez, Mahmud Abbas është dakord lidhur me çështjen e afatit kohor të stacionimit të trupave izraelit në një shtet të ardhshëm palestinez.

“Palestinezët mund ta pranojnë një prezencë të ushtarëve izraelitë për një periudhë të përkohshmë më së larti prej tre vjetësh”, tha Abbas në një intervistë për agjencinë palestineze të lajmeve Maan. Një qëndrim më i gjatë do të ishte i papranueshëm. Abbas tha se është e arsyeshme që Izraeli duhet të lejohet që të bëjë një “tërheqje graduale” në Bregun Perëndimor që kufizohet me Jordaninë dhe e cila është kthyer një çështje kryesore në negociatat e paqes mes izraelitëve dhe palestinezëve. “Ata që propozojnë një stacionim të trupave për 10 apo 15 vjet si periudhë tranzicioni nuk janë seriozë në lidhje me arritjen e një marrëveshjeje paqësore. Kush propozon një gjë të tillë, do të thotë që këto trupa të mos tërhiqen më”, theksoi Abbas në këtë intervistë që u transmetua në një konferencë sigurie në Tel Aviv.

Izraeli dëshiron një prani të vazhdueshme përgjatë kufirit strategjik, ndërsa palestinezët kërkojnë që Izraeli të tërhiqet nga kjo pjesë pas krijimit të shtetit palestinez. Trupat ndërkombëtare si përshembull nga NATO mund të marrin përsipër sigurinë e kufirit lindor të shtetit palestinez , shtoi presidenti palestinez. “Ne nuk kemi asnjë problem me praninë e një force të tretë gjatë ose pas tërheqjes së trupave, për ti ofruar siguri Izraelit, tha Abbas. Izraeli kontrollon kufirin palestinez qysh prej vitit 1967 dhe dëshiron ti stacionojë trupat e tij aty në një kohë të papërcaktuar. Mosmarrëveshjet për sigurinë e këtij kufiri është pengesë kryesore në bisedimet për paqe mes Izraelit dhe palestinezëve./fokus/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit