-3.2 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Palestinezët: Çmimin e Holokaustit hebre po e paguajmë ne

Më të lexuarat

Palestinezët të cilët theksojnë se nuk e miratojnë dhe e dënojnë Holokaustin hebre gjatë Luftës së Dytë Botërore…
 
 
JERUZALEM (AA) – Në Izrael ndërsa për hebrenjtë e përballur me gjenocidin gjatë Luftës së Dytë Botërore përkujtohen me aktivitete të ndryshme, populli palestinez paguan çmimin e këtij krimi të kryer në Europë, raporton Anadolu Agency (AA).
 
Palestinezët të cilët theksojnë se nuk e miratojnë dhe e dënojnë Holokaustin hebre gjatë Luftës së Dytë Botërore, theksojnë gjithashtu se Izraeli me krimet që po kryen kundër palestinezëve “po bën që krimin e të tjerëve ta paguajnë ata”.
 
Palestinezi Ibrahim Ijad, 47 vjeç, në lidhje me ceremonitë përkujtimore në Izrael ka theksuar për gazetarin e Anadolu Agency se: “Izraeli po e mban zinë për holokastin dhe dënon ata që nuk e njohin atë. Krahas kësaj edhe Izraeli nuk qëndron mbrapa me krimet e luftës që ai kryen kundër palestinezëve (si në verën e kaluar ato që ndodhën në Rripin e Gazës) duke u sulmuar nga ushtarët si civilët, gratë, fëmijët e të moshuar pa dallim”.
 
– Në Palestinë çdo ditë është Holokaust-
 
Ijad i cili banon në Ramallah në një nga qytetet më të mëdha të Bregut Perëndimor që ndodhet nën pushtimin e Izraelit, ka theksuar më tej duke vlerësuar se palestinezët përjetojnë çdo ditë “holokaust” dhe shton se: “Holokausti hebre u krye në Europë, por çmimin e kësaj po e paguan populli palestinez, kjo është një situatë jashtë vlerave morale dhe ironike”.
 
Ndërsa palestinezi Ala Xhemal, 33 vjeç, pyet se si një komb i cili ka përjetuar gjenocid si mund ta shikojë të arsyeshme të njëjtën gjë për një komb tjetër? Ai shprehet se “Izraeli i cili vazhdon aktivitetet për hebreizimin e Jerusalemit dhe ndërtimet e vendbanimeve duke mos pasur asnjë të drejtë, vazhdon akoma çdo ditë me krimet dhe arrestimet në trojet e pushtuara”.
 
– “Europianët duhet të kenë turp”
 
Ndërsa palestinezi Ali Xhiddeh i cili jeton në Jerusalemin lindor thotë se i kanë dënuar ashpër gjenocidin e bërë kundrejt izraelitëve Gjatë luftës së Dytë Botërore. Ai thekson se një gjë e ngjashme me atë që i ndodhi izraelitëve po i ndodh edhe sot palestinezëve.
 
Xheddeh thotë se Izraeli po bën gjenocidin të cilin bënë ndaj tij më parë. Europianët duhet të turpërohen sipas tij me faktin që palestinezët po shlyejnë borxhet e fajeve të tyre.
 
Xhiddeh kritikoi standardin e dyfishtë të perëndimit në lidhje me palestinezët dhe theksoi se ka ardhur koha të tregohet një qasje e barabarte dhe e drejtë ndaj palestinezëve. Duhet të shikohen të dyja anët e medaljes thotë Xhiddeh dhe shton se ajo që Izraeli bën është vetëm një pjesë e medaljes.
 
– Në ngjarjet e Holokaustit humbën jetën rreth 11 milionë njerëz.
 
Holokaust ose “gjenocidi hebre” është kryer nga Gjermania e drejtuar nga Adolf Hitleri brenda kufijve të cilët i pushtonte. Në këto ngjarje humbën jetën rreth 11 milionë njerëz.
 
Krahas 6 milionë hebrenjve racizmi gjerman vrau dhe rreth 5 milionë romë, njerëz me aftësi të kufizuara si dhe homoseksualë.
 
Në kufijtë që Gjermania kishte nën administrim për shkak të pushtimit janë përdorur rreth 40 mije institucione apo baza për mbledhjen dhe ekzekutimin e hebrenjve dhe të tjerëve.
 
Procesi i cili shkon drejt Holokaustit ka degraduar shkallë- shkallë. Fillimisht në vitin 1935 u nxorën disa ligje të cilat hiqnin të drejtat e hebrenjve. Këto ligje hynë në fuqi pak përpara se të fillonte Lufta e Dytë Botërore. Personat të cilët grumbulloheshin në kampet e përqendrimit i vinin në punë të rënda deri sa të humbin jetën apo të degradonin dhe deri sa të mos kishin më fuqi. Gjermanët pasi pushtonin një zonë të caktuar nëpërmjet milicëve të quajtur ndryshe si Einsatzgruppen ekzekutonin hebrenjtë dhe të tjerët pasi i grumbullonin ato në kampet e përqendrimit të sapo hapura në këto vende.
 
Kombet e Bashkaura kanë shpallur datën 27 janar si “Ditën e Përkujtimit të Holokaustit”. OKB këtë ditë e ka vendosur si simbol të ditës kur u shpëtuan hebrenjtë nga kampet e përqendrimit.
 
Nga ana tjetër në Izrael dita e Holokaustit përkujtohet në muajin prill me shumë aktivitete të ndryshme në nder të viktimave të Luftës së Dytë Botërore.
 
– Palestinezët u dëbuan nga vendlindja e tyre
 
Palestinezët 15 majin e përkujtojnë si Nakba-në (ditën e madhe të tragjedisë), ditën kur Izraeli formoi shtetin e tij dhe dëboi me forcë palestinezët nga vendet e tyre të cilat i kishin pushtuar tashmë. Sipas një raporti të OKB-së rreth 957 mijë palestinezë u detyruan të lënë vendin e tyre në vitin 1950.
 
Sipas Institutit të Statistikave të Palestinës, 85 përqind e territorit të Palestinës sot ndodhet nën pushtimin izraelit. Palestinezët përdorin vetëm 15 përqind të vendit të tyre.
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit