Palestinezët janë përleshur me trupat izraelite gjatë protestave në të gjithë Bregun Perëndimor, në mbështetje të grevistëve të burgosur që po qëndrojnë në burgje të sigurisë së lartë.
Mohammed Samhan, përfaqësues i Gjysmëhënës së Kuqe thotë se dhjetra protestues u trajtuan për lëndime të shkaktuara nga plumbat e gomës dhe helmime me gaz lotsjellës të premten. Ushtria e Izraelit thotë se qindra palestinezë hodhën gurë dhe bomba zjarri në drejtim të ushtarëve.
Protestuesit kërkuan lirimin e të burgosurve palestinezë në grevë urie në burgjet izraelite, duke paralajmëruar reagime të ashpra nëse ndonjë prej tyre do të vdes.
/mszh/kohaislame