3.4 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Palestinë: Mbyllen 80% e fabrikave në Rripin e Gazës

Më të lexuarat

Jamal al-Khudari ka thënë se 80 për qind e fabrikave në Gaza janë mbyllur poltësisht ose pjesërisht për shkak të rrethimit të vazhdueshëm, njoftojn mediat palestineze.

Khudari, i cili është kryetar i Komitetit Popullor kundër Rrethimit, that ë shtunën në një deklaratë për shtyp se autoritetet izraelite kanë bërë ndalimin e qindra artikujve të lëndëve të para për të hyrë në Gaza çfarë shkaktoi edhe mbylljen e këtyre fabrikave.

Ai këmbënguli se “pushtimi izraelit me qëllim ndalon hyrjen e këtyre artikujve, në mënyrë që ekonomia në Gaza të mos zhvillohet dhe kështu mijëra punëtorë dhe inxhinierë aktiv në sektorin e ndërtimit të pushohen nga puna”.

Al-Khudari theksoi se “justifikimet e Izraelit për ndalimin e shumë mallrave dhe lëndëve të para janë krejtësisht joreale, pasi ata po mundohen shumë për të imponuar një akt të kryer.”

Gaza ka qenë nën një bllokadë ekonomike të skajshme që nga viti 2007./zhurnal/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit