Autoritetet izraelite kanë dhënë dritën jeshile për ndërtesa tjera në Bregun Perëndimor, një lëvizje kjo që do të komplikojë “përpjekjet” për të ringjallur bisedimet paqësore izraelito-palestineze.
Një zëdhënës izraelit tha të enjten se është dhënë miratim preliminar për 296 shtëpi në koloninë Beit El.
Palestinezët kundërshtojnë çdo ndërtim në territorin e tyre të cilin duan ta kenë pjesë të shtetit të ardhshëm, dhe shefi negociator palestinez, Saeb Erakat tha se lëvizja e Izraelit dëshmon se ai po saboton “përpjekjet amerikane” për ringjallejn e paqes.
Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry ka njoftuar se do të vizitojë Izraelin gjatë këtij muaji, në një “përpjekje” për të rinisur bisedimet e paqes, që pothuajse janë ngrirë që nga fundi i vitit 2010./bs/kohaislame