Presidenti palestinez, Mahmud Abas, kundërshtoi sot propozimet e paraqitura nga sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, lidhur me sigurinë e kufijve të një shteti të ardhshëm palestinez, që parashikon mbajtjen e një pranie ushtarake izraelite, bëri të ditur sot një burim palestinez i afërt me çështjen.
Gjatë një takimi zhvilluar dje në mbrëmje në Ramallah (Cisjordani), “Presidenti Abas kundërshtoi idetë e paraqitura nga sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, për shkak të pranisë së ushtrisë izraelite”, vazhdoi i njëjti burim, duke shtuar se Abas i kishte dhënë atij një plan ku përcaktoheshin “vijat e kuqe të palestinezëve”./trt