15.3 C
Pristina
Sunday, October 6, 2024

Palestina e gatshme të ndihmojë Izraelin për shuarjen e zjarreve

Më të lexuarat

Autoritetet palestineze kanë njoftuar se i janë përgjigjur pozitivisht kërkesës për ndihmë të bërë nga Izraeli për shuarjen e zjarreve të rëna, raporton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë me shkrim nga Mbrojtja Civile palestineze thuhet se ekipet e zjarrfikësve janë të gatshëm për të ndërhyrë në shuarjen e zjarreve. Në deklaratë nuk janë dhënë detaje për kërkesën e Izraelit.

Në një postim në llogarinë e tij në Twitter, zëdhënësi i Kryeministrisë së Izraelit, Ofir Gendelman, tha se i kanë kërkuar Turqisë për dërgimin e një avioni të madh për të shuar zjarret e rëna në mbarë vendin dhe se Turqia i është përgjigjur pozitivisht për këtë. Vende të tjera si Greqia, Kroacia, Italia dhe Rusia kanë deklaruar se kanë dërguar avionë për ti ardhur në ndihmë autoriteteve izraelite në punën për të shuar zjarret e rëna në mbarë vendin.

Në më shumë se 13 pika të ndryshme duke përfshirë këtu edhe Jerusalemin si pasojë e erërave të forta zjarret e rëna filluan të përhapeshin shumë. Ndërkohë që arsyeja e zjarreve nuk dihet, sipas disa lajmeve në mediat vendase dyshohet për zjarrëvënie të qëllimshme.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit