1.2 C
Pristina
Tuesday, November 19, 2024

Palestina dorëzon në GJNP dosjet për vendbanime dhe krime lufte të Izraelit

Më të lexuarat

RAMALLAH (AA) – Palestina nesër dorëzon në Gjykatën Ndërkombëtare Penale (GJNP) dosjet për vendbanimet hebreje të Izraelit dhe për krimet e luftës ndaj palestinezëve në Gaza, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë me shkrim nga Ministria e Punëve të Jashtme të Palestinës thuhet se ministri Riyad el-Maliki nesër do të dorëzojë në GJNP dosjen në lidhje me vendbanimet hebreje dhe izraelitët të cilët kanë kryer krime lufte.

Në deklaratë po ashtu thuhet se Maliki pas dorëzimit të dosjes në fjalë do të organizojë një konferencë për media ku do të shpalosë përmbajtjen e saj.

Drejtori i Departamentit të OKB-së pranë MPJ së Palestinës, Omer Avadallah tha se qeveria e Palestinës do të vazhdojë punimet për “mbrojtjen e të drejtave kombëtare dhe popullin palestinez nga krimet okupuese”.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit