Palestina dhe Ishujt Solomon tashmë janë anëtare të INTERPOL-it.
Palestina u bë shtet anëtar i Organizatës Ndërkombëtare të Policisë gjatë ditës së sotme pas votimit në Asamblenë e Përgjithshme të kësaj organizate në Pekin, një lëvizje kjo e kundërshtuar nga Izraeli.
“Shteti i Palestinës dhe Ishujt Solomon janë tani anëtare të INTERPOL-it”, thuhet në një postim të INTERPOL-it në Twitter, transmeton Klan Kosova.
Ministria e Jashtme izraelite, e cila tha më parë se përpjekjet e Izraelit për të vonuar një votim deri në vitin e ardhshëm kishin dështuar, nuk kanë dhënë asnjë koment mbi vendimin.
Në ndërkohë, Kosova është tërhequr nga aplikimi për anëtarësim në këtë organizatë ndërkombëtare.
Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj përmes një komunikate për media ditë më parë kishte bërë të ditur se aplikimi i Kosovës për anëtarësim në INTERPOL do të shtyhet për takimin e ardhshëm të kësaj organizate.
Kjo tërheqje ka ardhur pasi dy shtete të fuqishme ndërkombëtare e kanë sugjeruar Qeverinë që aplikimin mos ta bëjnë këtë herë për shkak të mungesës së votave.