-0.8 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Palestina dënon zhvendosjen e ambasadës së Paraguajit në Kuds

Më të lexuarat

RAMALLAH (AA) – Palestina dënon zhvendosjen e ambasadës së Paraguajit nga Tel Avivi në Kuds, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë nga Ministria e Punëve të Jashtme thuhet se hapi i ndërmarrë është vlerësuar si “shkelje e ligjeve ndërkombëtare”.

Në anën tjetër edhe anëtari i Këshillit Ekzekutiv të Organizatës për Çlirimin e Palestinës, Hanan Ashravi reagoi kundër zhvendosjes së ambasadës së Paraguajit nga Tel Avivi në Kuds.

Ashravi në një deklaratë me shkrim tha se “Ky hap i papërgjegjshëm është një shkelje e hapur ndaj vendimeve ndërkombëtare”.

Duke i bërë thirrje presidentit të Paraguajit Horacio Cartes që “të heq dorë nga ky vendim”, Ashravi kërkoi nga shtetet anëtare të Organizatës së Bashkëpunimit Islam (OBI) dhe Lëvizjes Non-Aligned si dhe nga të gjitha shtetet të cilat i respektojnë ligjet ndërkombëtare që “t’i ndërprenë marrëdhëniet me shtetet që e mbështesin Izraelin”.

Pas SHBA-ve dhe Guatemalës edhe shteti i Amerikës Jugore, Paraguaji sot me një ceremoni zyrtare zhvendosi ambasadën e tij nga Tel Avivi në Kuds.

Ambasada e SHBA-ve në Kuds u hap më 14 maj në një ceremoni ku morën pjesë dhëndërri dhe këshilltari i presidentit të SHBA-ve Donald Trump, Jared Kushner dhe vajza Ivanka Trump.

Ushtarët izraelitë vranë më shumë se 60 palestinezë dhe plagosën mijëra të tjerë të tjerë të cilët dëshironin të shënojnë Ditën e “Nakba”-s ose “Fatkeqësisë së Madhe” dhe të protestojnë kundër hapjes së ambasadës amerikane në Kuds.

Shteti i Amerikës Qendrore, Guatemala më 16 maj zhvendosi ambasadën e saj nga Tel Avivi në Kuds.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit