4.7 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Pal Lekaj, shpërndan miell për vota

Më të lexuarat

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, po tregon solidaritet ndaj komuniteteve RAE në Gjakovë. Me sa duket, partia e Pal Lekajt, doemos do që të sigurojë fitoren në këtë komunë.

Burime të Indeksonline, kanë bërë me dije se partia e Pal Lekajt sot po shpërndan miell, me qëllim që të sigurojë votat për raundin e dytë të zgjedhjeve.

“Ata po u marrin numrat e leternjoftimit, duke u thënë se do ta marrin vesh se për kë do të votojnë”, ka thënë burimi i Indeksonline.

Në lagjen e quajtur “Mahalla e Sefës” ku edhe është zhvilluar ky aksion është parë edhe vetura e deputetit Ardian Gjini.

Furgoni, që shihni është pronë e Teki Gutës, përkrahës i AAK-së. Gjatë këtij aksioni “humanitar” janë parë edhe përkrahës të tjerë të AAK-së./indeksonline/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit