-1.6 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

Pal Lekaj ka ndërtuar minare të xhamisë me pare të familjes së tij

Më të lexuarat

Se marrëzia që e ka përfshirë garën për kryetar të Komunës së Gjakovës nuk po arrin edhe më tutje ta prek fundin, ndonëse tash ka shkuar bukur në thellësi, tregon statusi më i fundit i postuar në Facebook nga zëdhënësi i AAK’së, Ernest Luma.

Ky i fundit duke dashur ta mbrojë Pal Lekajn përpara besimtarëve mysliman ka shkruar “Njerez, a e dini qe Dr. Pal Lekaj, me para te familjes se tij e ka mbeshtetur ndertimin e nje minareje te xhamise?”

Luma ka dashur të thotë se Lekaj nuk është kryetar vetëm i të krishterëve, por edhe i myslimanëve. Një ndarje e tillë, më motive kaq të ulëta, nuk ka ndodhur deri me sot në Kosovë.

 

Pal Lekaj, kryetari aktual i Gjakovës, i ndihmuar nga familja e tij ka investuar në ndërtimin e minares së xhamisë në fshatin Babaj të Bokës që ndodhet në Komunën e Gjakovës.

Nga buxheti familjar, kryetari Pal Lekaj ka ndarë mjete në shumë prej rreth 20 mijë eurove për të kompletuar një institucion fetar që besimtarët të gjejnë mundësi më të mira dhe më komode për të kryer ritualet e tyre, njofton Almakos.

Hoxha i fshatit, Imami Smajl Mustafa ka falenderuar kryetarin Pal Lekaj dhe familjen për këtë investim të cilët edhe pse i përkasin një besimi tjetër ka investuar në një tempull të shenjtë.

Pal Lekaj, i cili i përket besimit katolik, është shprehur se ndjehet krenar se ka investuar në një tempull besimi, në një tempull ku shprehet dashuria ndërnjerëzore…

Ai ka uruar besimtarët dhe fshatarët e Babajt të Bokës që në të ardhmen të kenë ditë edhe më të bukura.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit