“Ne kemi marr sot konfirmimin zyrtar të njohjes nga Pakistani, dhe jemi ne pritje të njohje verbale e cila pritet të vijë në Ministrinë e Punëve të Jashtme” ka thënë zëdhënësi i MPJ-së Artan Behrami.
Ai ka thënë për Indeksonline se ministri Hoxhaj gjatë konferencës së Organizatës së Bashkëpunimit Islamik, ishte takuar me zëvendëskryeministrin dhe ministrin e jashtëm të Pakistanit, nga të cilët kishte marrë premtimin për njohje të Kosovës.
Republika Islamike e Pakistanit ka marrë vendim që ta njohë pavarësinë e Republikës së Kosovës, të shpallur në shkurt të vitit 2008. Konfirmimi për këtë njohje pritet që në adresë të Qeverisë së Kosovës të bëhet brenda pak ditësh.
Shteti aziatik me një popullsi 157 milionë banorësh vlerësohet të jetë njohje e rëndësishme për shkak të rolit që ka ky shtet në organizatën islamike dhe tek një varg shtetesh të tjera, që ende nuk e kanë marrë vendimin për njohjen e Kosovës.kohaislame