0.4 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Pakistani emëron kryeministër të ri

Më të lexuarat

Koalicioni qeverisës në Pakistan ka emëruar Raja Pervez Ashrafin në postin e kryeministrit të vendit.
Ashraf pritet të miratohet sot nga Dhoma e Ulët e Parlamentit, ku Partia Popullore e Pakistanit dhe aleatët e saj gëzojnë një shumicë të rehatshme.

Emërimi i Ashrafit ndodh pasi një gjykatë e Pakistanit, të enjten, ka lëshuar urdhër-arrest për të nominuarin Makhdom Shahabudin, i cili akuzohet për importim të paligjshëm të barnave, në kohën sa ka qenë ministër i shëndetësisë.
Ndryshimi në udhëheqje ka ardhur pasi Gjykata Supreme ka shkarkuar kryeministrin e deritashëm, Jusuf Raza Gilani, pasi ka refuzuar të përmbushë kërkesën për rihapjen e një rasti të korrupsionit kundër presidentit Asif Ali Zardari./BS/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit