4.7 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Pakistani do të blejë tetë nëndetëse nga Kina

Më të lexuarat

Nëndetëset, do të pajisen me potencialin për përdorimin e armëve bërthamore.

 

Njoftohet se Pakistani do të blejë 8 nëndetëse nga Kina dhe se në lidhje me këtë çështje ka marrë miratin e qeverisë raporton Anadolu Agency (AA).

Një zyrtar nga ministria e mbrojtjes së Pakistanit i cili dëshiron të mbetet anonim tha për gazetarin e AA’së se  “Ishin në bisedime prej kohësh me Kinën, Gjermaninë dhe Francën për të blerë nëndetëse në kuadër të plotësimit të nevojave të mbrojtjes. Tani u miratua blerja e 8 nëndetëseve nga Kina dhe kemi marrë miratimin e qeverisë. Në lidhje me këtë çështje do të nënshkruhet një marrëveshje zyrtare me Kinën”.

Edhe Ish-Sekretari i Mbrojtjes së Pakistanit Asif Yasin Malik i cili doli në pencion vitin e kaluar ka bërë vlerësimet e tij për gazetarin e AA’së ku ai ka rikujtuar se bisedimet me Kinës për blerjen e nëndetësve ishte përfunuduar që në periudhën e tij ai tha se “Nëndetëset e Francës dhe Gjermanisë kishin një kosto të lartë për ne, për këtë arsye po blejmë 8 nëndetëse nga Kina”.

Malik u shpreh se “Këto nëndetëse do të na dorëzohen me faza brenda disa viteve të ardhshme” ai shpjegoi gjiithashtu se nëndetëset do të pajisen me teknologji të avancuara nga inxhinierët pakistanezë dhe ato kinezë. Malik tha më tej se “Nëndetëset, do të pajisen me pajisje të cilat do të mundësojnë përdorimin e armëve bërthamore”.

– Kostoja e marrëveshjes 5 miliardë dollarë 

Malik u shpreh më tej se Kina këto nëndetëse do të na i sigurojë sëbashku me tenkologjinë dhe se kostoja do të jetë afërsisht 5 miliradë dollarë. Malik në fjalën e tij tha gjithashtu se “Franca refuzoi të na jepte ne teknologjinë, gjithashtu edhe India bleu nëndetëse nga Franca”.

Një zyrtar nga Forcat Detare të Pakistanit tha për AA “India rrit vazhdimisht forcën e saj detare. Posedojnë nëndetëset Franceze të tipit Agosta. Ardhja e 8 nëndetësve do të rrisë sigurinë e kufirit detarë të vendit tonë”.

Ndërsa nga ana tjetër sekretari i ministrisë së ekonomisë Muhammed Selim Sethi ka shprehur se në lidhje me marrëveshjen në ditët e ardhshme do të vizitojë Pekinin për bisedimet me autoritetet kineze.

Instituti kërkimor për paqen ndërkombëtare në Stockholm (SIPRI), në raportin e tij të publikuar muajin e kaluar mbi eksportuesit më të mëdhenj në botë të armëve kishte paraqitur se Kina për periudhën 2005-2009 me 2010-2014 ka patur një rritje prej 143 përqind në pjesë e tregut global të armëve dhe se kishte lënë prapa Gjermaninë e cila ka qenë e treta.

Mes Kinës dhe Pakistanit që nga 1992 e deri tani ekziston një marrëveshje në lidhje me teknologjinë e raketave. Pakistani gjithashtu në bashkëpunim me Kinën prodhon tanket “El Halit” dhe avionët luftarakë JF 17.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit