2.3 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Pakistani do të blejë nga Turqia 30 helikopterë T129 ATAK

Më të lexuarat

Mes Turqisë dhe Pakistanit nënshkruhet marrëveshja për shitjen e 30 helikopterëve T129 ATAK.

 

Mes Turqisë dhe Pakistanit nënshkruhet marrëveshja për shitjen e 30 helikopterëve T129 ATAK.

Sipas një deklarate nga kryesia e industrisë së mbrojtjes mësohet se përfunduan bisedimet për helikopterin T129 ATAK, të cilat vazhdonin mes Industrisë së Hapësirës Ajrore Turke (TUSAŞ) dhe Ministrisë së Mbrojtjes së Pakistanit.

Në kuadër të kësaj, mes dy vendeve është nënshkruar marrëveshja zyrtare për shitjen e 30 helikopterëve T129 ATAK. Përveç kësaj shitjeje, TUSAŞ ka arritur një konsensus mbi një paketë të gjerë të kontratës në drejtim të logjistikës, pjesëve të këmbimit, trajnimit dhe municioneve.

Helikopteri sulmues dhe zbulues taktik T129 ATAK me një dizenjim të zhvilluar në përputhje me kushtet e vështira klimatike dhe gjeografike është duke u përdorur në inventarin e Forcave të Armatosura Turke dhe Ministrisë së Brendshme.

Po ashtu helikopteri T129 ATAK ka plotësuar të gjitha nevojat duke kaluar me sukses të gjitha testimet e gjera të kryera në Turqi dhe Pakistan nga Forcat e Armatosura të Pakistanit. (AA)

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit