Zyrtarët ushtarakë të Pakistanit dhe Indisë pritet që të hënën të takohen për të diskutuar për sulmet ndërkufitare të ditëve të fundit.
Zyrtarët nga të dy palët thanë se ky takim është pjesë e hapave të jashtëzakonshëm për parandalimin e përleshjeve të reja, që mund të çojnë drejt luftës.
Pakistani ka thënë se dy ushtarë të tij janë vrarë gjatë zjarrit ndërkufitar, transmeton Rel.
India ka thënë se dy ushtarë të saj janë vrarë nga trupat e Pakistanit në rajonin e kontestuar të Kashmirit.