Qeveria pakistaneze ka bllokuar rrjetin social Twitter për shkak të materialit, që është konsideruar fyes për islamin.
Agjencia e lajmeve Associated Press citon kryetarin e Autoritetit të Telekomunikacionit të Pakistanit, Mohamed Jasin, të ketë thënë se kjo faqe e internetit është bllokuar të dielën për shkak se Twitter ka refuzuar të heqë materialet që lidhen me një garë me Facebook-un, për të postuar imazhet e profetit islamik, Muhamed.
Jasin shtoi se Facebook ka rënë dakord për të adresuar shqetësimet e Pakistanit, por nuk kemi marrë të njëjtën përgjigje edhe nga Twitter, raporton REL.
Shumë myslimanë e konsiderojnë përshkrimin vizual të profetit si blasfemi.
Një konkurs i ngjashëm në Facebook në vitin 2010 provokoi Pakistanin, i cili bllokoi rrjetin për rreth dy javë./rel/kohaislame