Pakistani i ka ekzekutuar me varje 12 persona të dënuar, që është numri më i madh i njerëzve të ekzekutuar për një ditë, prej se një moratorium jozyrtar për dënimin me vdekje është tërhequr në muajin dhjetor.
Një zëdhënës i Ministrisë së brendshme të Pakistanit tha se ata që sot janë ekzekutuar me varje nuk ishin vetëm “terroristë”, por vrasës të dënuar dhe të tjerë, që kanë kryer “krime të tmerrshme”.
Kryeministri i Pakistanit, Nawaz Sdharif, faktikisht e ka tërhequr moratoriumin për dënim me vdekje më 17 dhjetor, një ditë pasi talibanët e armatosur pakistanezë e sulmuan një shkollë, duke i vrarë më se 150 vetë, shumica prej tyre fëmijë.
Prej atëherë janë ekzekutuar me varje 27 persona të dënuar, shumica prej tyre të dënuar si militantë të përfshirë në krime terroriste. Grupe për të drejtat e njeriut thonë se shumë dënime në Pakistan nuk janë të drejta./KosovaSot