Gjatë përmbytjeve të shkaktuara nga reshjet e dendura të shirave humbën jetën 26 persona dhe u shkatërruan mijëra banesa në veri të Pakistanit, bënë të ditur burime zyrtare pakistaneze.
“Në pjesën e Kashmirit të paktën 17 persona humbën jetën dhe nëntë të tjerë u plagosën nga përmbytjet”, theksuan burimet zyrtare pakistaneze.
“Reshjet e dendura të shirave shkaktuan gjithashtu nëntë të vdekur në provincën Khyber Pakhtunkhwa në veriperëndim të vendit”, shtuan burimet.
Shërbimet meteorologjike parashikojnë reshje të dendura shirash për tri ditët e ardhshme./trt/kohaislame