Luftime me një intensitet të pazakontë kanë vrarë 19 ushtarë dhe civilë dhe kanë plagosur rreth 100 të tjerë në Veziristanin e Veriut, bastioni kryesor fisnor i rebelëve talebanë dhe të Al Kaedës në veriperëndim të Pakistanit, bëjnë të ditur një zyrtarë lokalë.
Përleshje të tilla mes ushtrisë dhe rebelëve janë zakonisht të rralla në këtë rreth të largët kufitar të Afganistanit, ku të dyja kampet përpiqen në përgjithësi të mos sulmohen.
“Por, të dielën e kaluar, persona të armatosur sulmuan një autokolonë ushtarake pranë Miranshahut, qyteti kryesor i rrethit, duke vrarë të paktën 12 ushtarë, tre nga të cilët u kapën para se të ekzekutohen”, deklaroi një përgjegjës lokal i shërbimeve sekrete./trt/kohaislame