0.3 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Pakistan, sulm i armatosur ndaj ministrit të Brendshëm

Më të lexuarat

ISLAMABAD (AA) – Ministri i Punëve të Brendshme të Pakistanit, Ahsan Ikbal është sulmuar me armë zjarri gjatë një fushate në qytetin e tij të lindjes Narowal, transmeton Anadolu Agency (AA).

Radioja shtetërore e Pakistanit njoftoi se sulmi i armatosur ndaj ministrit Ikbal në Kanjrur ndodhi pranë qytetit Narowal në lindje të vendit. Si pasojë e sulmit Ikbal është plagosur në shpatullën e djathtë.

Ikbal fillimisht është dërguar në një spital në rajon ndërsa më pas është transferuar në një spital më të madh në Lahor.

Policia e provincës Punjab tha se sulmuesi i kapur është marrë në pyetje.

Zyrtari policor Imran Kishvar thotë se sulmuesi është një mashkull rreth 20-22 vjeç dhe se ka goditur Ikbal-in nga një distancë prej 20 metrash.

Ai njoftoi se ministri i plagosur Ikbal nuk është në rrezik për jetën.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit