1.4 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Pakistan, regjistrohet temperaturë rekord prej 53,5 gradësh

Më të lexuarat

Zyrtarët e Entit Meteorologjik të Pakistanit dje në Turbat kanë regjistruar temperaturë prej 53,5 gradë celsius

ISLAMABAD (AA) – Dje në qytetin Turbat në provincën Baloçistan të Pakistanit është regjistruar temperatura më e lartë në histori të vendit, raporton Anadolu Agency (AA).

Zyrtarët e Entit Meteorologjik të Pakistanit dje në Turbat kanë regjistruar temperaturë prej 53,5 gradë celsius.

Së fundmi, temperatura më e lartë ishte regjistruar më 30 maj të vitit 2009, kur kishte arritur deri në 52 gradë celsius.

Zyrtarët kanë theksuar se Pakistani ndodhet nën ndikimin e ndryshimeve klimatike dhe se vitet e fundit temperaturat ekstreme kanë rritur ndikimin në tërë vendin.

Temperaturat e larta në provincat Penxhap, Sind dhe Baloçistan ndikojnë negativisht në mbarëvajtjen e jetës së përditshme.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit