-4.6 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Pakistan, gjendet i vdekur hetuesi i kryeministrit

Më të lexuarat

Një oficer i grupit hetimor të ngritur për hetimin e kryeministrit pakistanez, Raja Pervez Ashraf në lidhje me akuzat për korrupsion, u gjet i vdekur në Islamabad.
Mediat pakistaneze raportojnë se oficeri, Kamran Faisal u gjet i vdekur në një godinë banimi të siguruar nga qeveria, raporton TCH. Policia tha se kanë nisur hetimet për të përcaktuar nëse bëhej fjalë për një rast vetëvrasje apo për një ekzekutim që mund të lidhet me detyrën e tij.

“Po hetojmë në disa pista dhe do të dalim me një raport më të saktë menjëherë sapo të përfundojë autopsia”, deklaroi Bani Amin, kreu i policisë së Islamabadit.

Të martën, Gjykata Supreme në Pakistan urdhëroi arrestimin e kryeministrit Ashraf në lidhje me akuzat për marrje ryshfeti gjatë kohës që ai drejtonte Ministrinë e Energjetikës.

Vendimi u dha në të njëjtën ditë kur në Islamabad zhvillohej një protestë masive anti-korrupsion e udhëhequr nga një klerik populist.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit