3 C
Pristina
Thursday, November 14, 2024

Pakistan – është rritur në 314 numri i të vdekurve nga zjarri

Më të lexuarat

Është rritur në 314 numri i të vdekurve në zjarret që ranë në dy fabrika të ndryshme në Pakistan. Nga zjarret janë plagosur me dhjetëra persona të tjerë.

Në zjarrin që ra në fabrikën e tekstileve në Karaçi kanë mbetur të vdekur 289 vetë. Numri i lartë i viktimave në Karaçi, qyteti që përjetoi zjarrin më të madh të dhjetëve viteve të fundit në vend, tregon se sa të pamjaftueshme janë masat e sigurisë në punë në Pakistan. 

Shumica e të plagosurve janë punëtorët që janë hedhur nga dritaret për të shpëtuar nga flakët e zjarrit që kishte përfshirë fabrikën ku punonin 450 punëtorë. Ka shqetësime se numri i të vdekurve mund të rritet edhe më shumë. Me dhjetëra persona kanë vdekur në një zjarr tjetër që ka rënë në fabrikën e këpucëve në Lahor. Njoftohet se fabrika gjendej në një zonë të pabanuar të qytetit dhe ishte pa hapur pa leje. /trt/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit