1.7 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

Pakistan: 45 të vdekur nga shpërthimi i një bombe në Karachi

Më të lexuarat

Qyteti më i madh në Paktistan, Karachi është bllokuar pothuajse i tëri të hënën , një ditë pas shpërthimit të bobmës ku vdiqën 45 veta në një zonë të banuar kryesisht me shiit.

Trafiku në qytet ishte i rrallë, pasi që institucionet edukative, bizneset dhe tregjet janë mbyllur duke respektuar deklaratën e autoriteteve lokale për një ditë zie për viktimat e shpërthimit të së dieles.

Zyrtarë qeveritar thonë se më shumë se 150 të tjerë janë plagosur, pasi që shpërthimi ka ndodhur në mes të dy banesave pesë-katëshe, duke shkaktuar zjarrë në njërën prej tyre dhe duke lënë dhjetra viktima në rrënoja. Shpërthimi mund të jetë bërë nga armiqtë e Pakistanit të cilët dëshirojnë të rrisin destabilizimin e Pakistanit dhe të nxisin konflikte sektare në vend.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit