4.4 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

PAKICAT ISLAME JASHTË TERRITORIT TË BOTËS ISLAME

Më të lexuarat

Mendimtarët kane definuar pakicat islame si: “Grupe islame, të cilat jetojnë nën qeverisjen joislame”.

Shifra e pakicave islame tani arrin në 268 milionë, të cilat përbejnë 24% e banorëve të botës islame. Ja edhe skema tabelore:
Kontinenti Shifra:
Azi 216 milionë
Afrikë 30. 500. 000
Evropë 16. 440.000
Amerikë & Australi 5 milionë

1. Depërtimi i Islamit

Islami në këto kontinente depërtoi nëpërmjet rrugëve të ndryshme, si:
1- çlirimi islam,
2- Tregtia,
3- Predikuesit fetare,
4- Studentët,
5- Migrimi i disa muslimanëve për ta fituar kafshatën e gojës, dhe
6- Migrimet e dhunshme të muslimanëve nga një vend në tjetrin, ku pate rastin t’ua mësojnë njerëzve fenë islame.

2. Rezyme e shkurtër për këto kontinente

Azia: Shumica e pakicave islame gjenden ne Indi dhe Kinë. Numri i muslimanëve në Kinë arrin në 100 milionë ose 10% e popullsisë. Ndërsa në Indi janë 94 milionë ose 14% e popullsisë. Pakicat tjera janë të shpërndara nëpër vendet tjera, si në Tajlandë, Singapor, Filipine, Japoni, Koreja e Jugut, Kibrisi dhe Tajvani.

Afrike: Pakicat islame ne Afrike jetojnë afër kufijve të vendeve islame. Ka disa shtete, në të cilat përqindja e muslimanëve kalon 25%. Shifra e muslimanëve në Afrikë, për nga përqindja, është më e madhe se në çdo kontinent tjetër, sepse popullsia e Afrikës është sa 1/3 e popullsisë së Kinës. Pakicat islame ne Afrike janë të shpërndara në Keni, Uganda, Gana, Xhabun, Zanir, Kongo, Zambia, Enxhula dhe Afrika jugore.

Evrope: Në këtë kontinent numri i muslimanëve është më pak se sa në kontinentet tjera. Shumica e pakicave jetojnë në ish-republikat jugosllave dhe ish-krahinat e saj, si Bosnja, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi. Një numër i madh i myslimaneve jeton në France, Angli dhe Gjermani. Muslimanët në Evropë kanë përjetuar ditë të vështira për shkak të mërisë dhe urrejtjes së krishtere. Pakica islame ka edhe në Itali, Spanjë, Portugali, Belgjikë, Zvicër, Greqi, Holandë, Suedi, etj.

Amerike: Shumica e muslimanëve janë të vendosur në Amerikën Veriore dhe në Kanda. Megjithatë, qëndrimi i tyre atje është shkak dhe dro për asimilimin e tyre te mundshëm ngase kane ardhur nga ende të varfra dhe te pazhvilluara. Pastaj vet shpërndarja e tyre në provinca të ndryshme ka bërë që edhe komunikimi ndërmjet vete të jetë më i rrallë dhe i dobët. Pastaj etiketimi i tyre me terrorizëm vetëm sa ua ka shtuar edhe më shumë problemet. Allahu qoftë në ndihmë të tyre!

3. Problemet, me të cilat ballafaqohen pakicat islame

a) Luftimi i besimit islam dhe mësimeve të tij. Ekzistojnë disa marrëveshje ndërkombëtare për lirinë e ushtrimit të besimit, si: Karta e Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut, pastaj Dokumenti për të Drejtat e Njeriut në Islam, të cilin e ka përpiluar OKI (Organizata e Konferencës Islamike). Edhe pse janë nënshkruar marrëveshje te tilla, megjithatë disa vende i kane kundërshtuar këto marrëveshje në praktike. P.sh:

Rusia. Sipas ligjeve te tyre, te gjitha fetë janë te barabarta para shtetit dhe shoqërisë. çdokush ka te drejte ta mbaje fenë, edhe pse këto kane mbetur vetëm fjale dhe asgjë me shume sepse Islami është trajtuar jo si fe porse si rryme apo lëvizje shkatërruese dhe mu për këtë kanë:

  • Ndaluar qarkullimin e Kur’anit tek studentet muslimanë, të cilët janë përkohësisht për studime në Rusi.
  • Shndërruar 700 xhami në shtalla kuajsh.
  • Shkatërruar qindra xhami dhe institucione tjera fetare islame.
  • Ndaluar shitjen dhe botimin e Kur’anit.
  • Ndaluar festimin e festive zyrtare islame.

Bullgaria. Sipas kushtetutës bullgare:

  • Lejohet për nënshtetasit bullgar, të cilët nuk janë autoktone ta mësojnë gjuhën e tyre amtare.
  • Lejohet për çdo qytetar bullgar ta ushtroje lirisht fenë e tij.
  • Megjithatë, Bullgaria këto parime dhe nene të kushtetutës së saj i ka kundërshtuar në praktikë, sepse:
  • Ka ndaluar mësimin dhe studimin e Kur’anit duke kërcënuar me burg ata që bëjnë këtë.
  • Ka detyruar dhunshëm muslimanët për peticion për mosstudimin e Kur’anit.
  • Ka shqyer dhe djegur Kur’anin si dhe shumë libra tjera islame para syve të besimtareve muslimanë.
  • Ka bërë mbështjelljen e cigareve me fletat e Kur’anit.
  • Ka shkatërruar të gjitha xhamitë ndërsa disa të tjera i kanë shndërruar në depo rakie, dhe tani kur popullsia muslimane e Bullgarisë arrin në 1/5 e popullsisë së përgjithshme kanë vetëm një xhami.
  • Ka penguar muslimanët për kryerjen e haxhit dhe faljen e namazit kolektivisht në xhami.
  • Pengon varrosjen e të vdekurve sipas traditës islame si dhe faljen e namazit të xhenazes.
  • Dënim i madh për ata që bëjnë synet fëmijët e tyre.

b) Akuzimi i muslimanëve për çdo krim. çdo krim që ndodhë në botë së pari akuzohen për të muslimanët, edhe nëse nuk janë kryerës të atij krimi. Fakt të gjallë për këtë ke 11 shtatorin në Amerike, pastaj ngjarjet e vitit të kaluar (2005) në Angli, etj.
c) Mospërfillja e të drejtave dhe lirive të tyre. Jomuslimanët në vendet islame gëzojnë të drejta të plota, që i bën qytetarë të rendit të parë. Ndërsa kjo nuk ndodhë me muslimanët në vendet joislame. Në Francë, muslimanët janë qytetarë te shkalles se trete dhe këtë pas francezeve autoktone dhe racës evropiane. Ne me këtë nuk ftojmë qe jomuslimanëve ne shtete islame t’iu behet dhune dhe padrejtësi por kërkojmë qe te drejtat e muslimanëve te kenë te njëjtin status ne vendet e tyre. Këtë e themi ngase një mjek musliman ne vendet e tyre ka pagën me te ulte se sa një pastrues vendas.
d) Urrejtja dhe mëria ndaj muslimanëve. Luftërat e njëpasnjëshme ne Irak, Iran, luftërat civile ne Afganistan, Sudan, Liban, mediat perëndimore i kanë interpretuar si luftëra ku muslimanët hane njeri tjetrin dhe kane dëshirë te mbizotërojnë me force mbi njeri tjetrin. Muslimanet u përshkruan terroristë ndërsa vendet e tyre çerdhe terrori.
e) Mveshja e problemeve perëndimore muslimanëve. Bota perëndimore jeton ne një zone boshe te shpirtit, mendimit dhe kulturës se mirëfillte. Jeton ne arena te përhershme dhe te përgjakshme te moralit dhe te virtyteve. Ndërsa muslimanët, për shkak te statusit te tyre shoqërorë, nuk kane mundësi te ofrojnë ilaçin për këto probleme, dhe mu për këtë, perëndimi metodën dhe mënyrën me te lehte e gjeti ne mveshjen e këtyre problemeve muslimanëve. P.sh mbulimi i gruas muslimane është ne kundërshtim me zakonet e perëndimit dhe kjo tek perëndimorët konsiderohet si shkak i zënkave dhe problemeve. Dëshmi e gjalle për këtë është Franca dinake, e cila nxori ligjin për pengimin e vajzave muslimane për veshjen e hixhabit ne shkolla dhe universitete.

4. Problemet shpirtërore dhe ideore të pakicave islame

  • Mosnjohja e gjuhës arabe. Kur muslimani ta ndërrojë vendin e vet, ai e ndërron edhe gjuhen, sepse ajo behet përditshmëri e tij,dhe me kalimin e kohës, ai do ta ketë vështirë te flasë ne gjuhen e tij amtare. Pastaj fëmijët e tij, te cilët lindin jashtë vendit, ka gjasa se nuk do ta mësojnë gjuhen e tyre amtare dhe mu për këtë, kjo paraqet rrezik edhe për fe. Nisur nga kjo dro, dijetaret tanë te sinqerte, e kane ndaluar te qëndruarit ne vendet joislame dhe te folurit ndërmjet vete me gjuhe te huaj ngase kështu e harron identitetin tënd fetar dhe kombëtar. Ibni Tejmije për mësimin e gjuhës arabe kishte thënë: “Gjuha arabe është pjese e fesë, njohja e saj është obligim sepse kuptimi i Kur’anit dhe Sunnetit është obligim, te cilat nuk kuptohen përveç se me gjuhen arabe. Dhe derisa puna është kështu, atëherë ajo, pa te cilën nuk mund te zbatohet një obligim, është obligim”. Omeri, Allahu qofte i kënaqur me të ka thënë: “Mësojeni gjuhën arabe sepse ajo është prej fesë suaj”.
  • Mosnjohja e rregullave fetare. Qëndrimi i muslimanit në kurbet zakonisht shpie ne krijimin e një gjenerate, e cila nuk di asgjë për fe. Dëshmi për këtë, kemi rastin e gruas muslimane injorante ne Amerike, e cila me pretekst te drejtave gjinore, kishte kryesuar faljen ne ditën e premte. Pastaj një grua tjetër, poashtu muslimane, kishte kërkuar qe edhe gruas t’i njihet e drejta e poliandrisë sikurse qe mashkullit i njihet e drejta e poligamisë.
  • Edukimi sekularist. Edukimi dhe arsimimi i muslimaneve ne shkollat perëndimore shpie ne zhveshjen e tyre nga parimet dhe zakonet fetare. Kjo për faktin se studenti shoqërohet me te huajt, qe si rezultat do te trashëgojë injorancën totale te historisë se vet dhe ummetit te vet islam. E tere kjo është rezultat i dy faktorëve:
  • Studimi i shkencave te zhveshura nga morali dhe feja, dhe
  • Jetesa ne ambientin e një feje te zhveshur nga te vërtetat dhe te mbushur me trillime dhe fantazma.
  • Sfidat mediale. Shumica e mediave botërore janë prone e armiqve tanë, te cilët i kane vene këto mjete informative ne shërbim te:
  • Pastrimit te çdo ideje nga natyra fetare,
  • Eliminimit te cdo realiteti te vertetuar per vlerat dhe moralin islam,
  • Krijimit e gjeneratave te varura nga droga dhe narkomania,
  • Largimit te hixhabit nga koka e gruas muslimane,
  • Paraqitjes se Islamit si diç qe i ka kaluar koha, armik i natyrës njerëzore, ngase Islami ndalon udhëtimin e gruas vetëm, ndalon këtë e këtë, lejon këtë e këtë, etj.
  • Varfëria e shoqatave islame. Kjo varfëri është ose:
  • Varfëri abstrakte, qe dt.th se shume dijetare nuk e kryejnë obligimin e tyre ne vendet joislame, gjë qe ka rezultuar me marrjen përsipër te çështjes islame nga njerëz jo kompetente.
  • Varfëri materiale, e cila shprehet ne dobësinë dhe mosgatishmërinë për dhënien e kontributeve personale dhe kolektive për nisma te mbara fetare.
  • Migrimi dhe marrja e nënshtetësisë. Kusht për këtë, është qe aplikanti te jete i martuar me ndonjë femër te atij vendi. Ne te shumtën e rasteve, ato femra janë plaka dhe kështu, i riu mysliman detyrohet te ndahet nga gruaja e tij ose te qëndrojë larg saj, gjë qe jo rralle shpie ne shkatërrimin e familjes. Tani kane vene edhe ligje te reja edukativo-seksuale për aplinatet e azilkërkimit. (Për më shumë shiko: Padrejtësi ndaj emigrantëve në www.islamgjakova.ne t)

 

Dr. Sabir Ahmed Taha

Përshtati: Sedat Gani Islami/sedatislami.wp
8-4-2006, 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit