-0.2 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

PAK DITË NA NDAJNË NGA KUFIRI ME KOSOVËN

Më të lexuarat

Kryetari i Partisë Demokratike të Serbisë, Vojisllav Koshtunica deklaroi sot se Serbinë “vetëm edhe disa ditë” e ndajnë nga vendosja e kufirit me Kosovën.

Sipas tij, është shumë me rëndësi në këtë moment që të ngrihet zëri dhe “t’i kundërvihemi asaj me çdo çmim, sepse një kufi tërheqë pas vetes edhe kufij të tjerë, një shantazh tërheqë pas vetes edhe shantazhe të tjera”, iu tha ai gazetarëve në Beograd.

Pas nënshkrimit të traktit të partisë së tij “Serbia është e kërcënuar”, ai theksoi se shteti është më së shumti i kërcënuar nga një rrezik – vendosja e kufirit brenda vetë Serbisë, përkatësisht ndërmjet Serbisë e Kosovës që, si tha ai, po paralajmërohet të vendoset në gjysmën e parë të muajit dhjetor.

“Kjo hap çështjen e përgjegjësisë së madhe para së cilës gjendet ky pushtet. Sidomos shtrohet çështja e përgjegjësisë së Gjykatës Kushtetuese të Serbisë, së cilës i është drejtuar PDS me propozim për vlerësimin e kushtetutshmërisë së disa dispozitave në bazë të marrëveshjes ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, nën patronazhin, përkatësisht mbikëqyrjen e Brukselit”, tha ai.

Koshtunica vlerësoi se “po e fshehin të vërtetën”… të gjithë ata që pohojnë se shpëtim për Serbinë është që në atë kufi do të jetë EULEX-i neutral sa i përket statusit, duke e akuzuar misionin evropian në Kosovë se në fakt është deri në ekstrem i anshëm dhe “mision që po e krijon shtetin e pavarur dhe të kundërligjshëm të Kosovës,njofton Koha.

Sipas fjalëve të tij, që i transmeton Blic, arsyeja kryesore e rrezikut është “vrapi” drejt eurointegrimit, përkatësisht vendosja e interesave të Evropës para interesave të Serbisë, duke shtuar se PDS kërkon nga pushteti të heqë dorë nga rruga evropiane dhe të shpallë statusin politik neutral të Serbisë.

Ai po ashtu tha se traktin e partisë së tij e kanë nënshkruar mbi 200 personalitete të shquara publike serbe.kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit