4.7 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Pajisjet që shpenzojnë më së shumti energji elektrike në shtëpi

Më të lexuarat

Janë 6 pajisje elektrike shtëpiake që shpenzojnë shumë energji elektrike, nëse përdoren shumë (në kohë të gjatë) dhe që domosdo rrisin jo pak shpenzimet familjare në pagesën e rrymës.

Këto 6 pajisje janë: bojleri, shporeti elektrik, lavatriçja dhe enëlarësja, frigoriferi dhe fshesa elektrike.

Sipas të dhënave të asociacioneve kompetente të konsumit të energjisë elektrike në Kosovë (KEDS, ZRRE), hiq konsumatorët që shtëpitë e tyre i ngrohin me rrymë dhe që 70% e faturës mujore gjatë sezonës së dimrit shkon për ngrohjen e shtëpisë së tyre, janë edhe 6 pajisje elektrike shtëpiake që shpenzojnë shumë energji elektrike, nëse përdoren shumë dhe që domosdo rrisin jo pak shpenzimet familjare në pagesën e rrymës.

Këto 6 pajisje janë: bojleri, shporeti elektrik, lavatriçja, enëlarësja, frigoriferi dhe fshesa elektrike.

Bojleri

Sipas të dhënave të KEDS, 44% e faturës mujore të një konsumatori të rëndomtë te ne shkon për ngrohjen e ujit me bojler gjatë gjithë vitit. Gjithsesi, kjo përqindje edhe mund të rritet nëse familja përdorë edhe frigoriferin e kuzhinës, sadoqoftë më i vogël ai, ose edhe ndonjë bojler tjetër në shtëpi. Për kursim të energjisë elektrike, por edhe të xhepit tuaj, ekspertët e KEDS-it rekomandojnë lënien e bojlerit të ndezur gjatë natës, pas orës 22, kur është tarifa e ulët, ndërsa gjatë ditës ta lëshoni vetëm sipas nevojës. Duhet të dihet se një bojler mesatar shpenzon deri në 2 kilovat në orë gjatë funksionimit të tij, ndërsa bojlerët rrjedhës që funksionojnë duke ngrohur ujin gjatë rrjedhjes harxhojnë shumë më shumë, 3 deri 27 kilovat në orë.

Pajisjet për gatim

Gatimi, pra, pajisjet elektrike për pjekje dhe zierje në kuzhinë, po ashtu përbëjnë një përqindje të madhe të shpenzimit të energjisë elektrike. Nëse ju bëni përgatitjen e ushqimit me pajisje elektrike për rreth 1 orë e 30 minuta në ditë, këto pajisje në muaj shpenzojnë rreth 19% të faturës totale. Këto përllogaritje janë marrë duke konsideruar mesataren e shpenzimit të konsumatorëve shtëpiakë gjatë vitit, pa pëfshirë ngrohjen me rrymë, që zë vendin e parë në shpenzimin më të madh të energjisë elektrike. Një shporet elektrik, së paku shpenzon 2.5 kilovatë në orë, por nëse lëshohet edhe ndonjë pllakë shporeti ky shpenzim domosdo rritet. Sipas njohësve të këtij problemi, nëse lëshohen katër pllaka, sa ka një shporet elektrik, konsumohen 8 kilovat në orë.

Lavatriçja

Kjo pajisje shtëpiake me të drejtë është futur ndër shpenzuesit e mëdhenj të energjisë elektrike, pasi që gjatë punës së saj (gjatë orëve sa është e aktivizuar) nuk mbetet në asnjë rast nën shpenzimin e 2 kilovatëve gjatë një ore. Lavatriçja më e zakonshme, harxhon deri në 2.5 kilovat në orë gjatë funksionimit të saj.

Enëlarësja

Pak a shumë është shpenzues i ngjashëm, ose përafërsisht i njëjtë me lavatriçen. Pra, pak a shumë shpenzon kilovat-orë të njëjta gjatë aktivizimit të saj. Prandaj, edhe lavatriçja edhe enëlarësja preferohet që të aktivizohen në orët e natës, kur është në fuqi tarifa e ulët.

Frigoriferi

Kjo pajisje shtëpiake është më e veçantë se të tjerat, pasi që nuk mund të zgjedhësh kohën kur mundesh ta aktivizosh. Detyrimisht duhet të jetë i aktivizuar dhe të punojë gjatë tërë kohës. Prandaj, nuk ka shumë alternativa për të, e sidomos për frigoriferët e prodhuar më moti. Tani, prodhuesit e frigoriferëve gjithnjë e më shumë janë duke i përshtatur dhe duke i sofistikuar pajisjet, për të shpenzuar shumë më pak energji elektrike. Kjo mundësi u deklarohet tashmë në etiketat e shitjes në çdo vendshitje të tyre. Kur të blini këtë pajisje të re, duhet ta kontrolloni klasin e efikasitetit të energjisë dhe rekomandohet se është më mirë të përdorni klasët: A+, A++. Po ashtu, këshillohet që ta vendosni frigoriferin pranë murit më të ftoftë që keni në shtëpi dhe në asnjë mënyrë afër shporetit.

Fshesa elektrike

Këso pajisjesh ka të ndryshme- prej atyre që janë më të vogla dhe e kanë kapacitetin më të vogël, pra edhe shpenzimin e energjisë elektrike më të paktë, deri të ato më të fuqishme, që shpenzojnë shumë energji elektrike gjatë kohës së përdorjes së tyre. Fshesat elektrike, varësisht nga madhësia shpenzojnë, 1, 1,5 e deri në 2.5 e më shumë kilovat në orë.

Ndërsa, hekuri që është pajisje e vogël, del të jetë harxhues shumë i madh i rrymës, i cili për një orë funksionimi, mund të harxhojë deri në 3 kilovat energji elektrike në orë. Këto pajisje, pos frigoriferit dhe në ndonjë rast të fshesës elektrike, mund të përdoren fare lehtësisht gjatë orëve të natës kur energjia elektrike ka koston thuaja përgjysmë më të lirë. Në këtë mënyrë, mund të zvogëlohet ndjeshëm kostoja e faturës për energjinë elektrike dhe të kursehet goxha shumë buxheti familjar. /Buletini Ekonomik/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit