1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Pajisjet Android fitojnë aksione, bien ato të Apple

Më të lexuarat

Një raport i fundit nga Strategy Analytics ka thënë se tabletët Android po fitojnë për qindje në treg në krahë të Apple.
Në fund të çerekut të tretë, tabletët Android kanë fituar 41.3 për qind prej dërgesave të të gjithë llojeve të tabletëve në mbarë botën.

Kjo statistikë është rritje prej asaj të vitit të kaluar, që për pajisjet Android ishte 29.2 për qind. Në të njejtën kohë, iPad i Apple ka dëshmuar rënien e aksioneve prej 63.5 për qind vitin e kaluar në 56.7 këtë vit.

Aksionet e Windows kanë rënë poashtu gjatë periudhës së njejtë kohore prej 2.3 për qind në 1.6 përderisa kategoritë e tjera kanë zbritur prej 4.1 në 0.4 për qind. Siç duket, Apple nuk i ka bërë ndonjë nderë vetvetes as me iPad mini.

Me çmim të lartë prej 329 dollarëve (në krahasim me produkte tablet Android me çmim prej 199 dollarë) Apple duket se do të vazhdoj të bie. Pritet të dëshmohet ngritje e mëtutjeshme e produkteve Android.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit