0.7 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Pajisje të reja për stomatologjinë në Pejë

Më të lexuarat

Në Poliklinikën e Stomatologjisë në Pejë pajisjet e vjetruara janë zëvendësuar me të reja.

Në Poliklinikën e Stomatologjisë në Pejë prej tash do të punohet më lehtë, pasi ajo është pajisur me katër kabinete të reja.

Aty pajisjet e vjetruara janë larguar duke u zëvendësuar me të reja, ndërsa kjo gjë është mirëpritur nga punonjësit.

“Ka qenë i domosdoshëm ( investimi) për shkak së stafi është mjaft profesional dhe ka qenë momenti i fundit për të investuar diçka në poliklinikë,” tha për KALLXO.com drejtorja e Poliklinikës së Stomatologjisë Sheribane Anadolli.

Ajo lavdëroi shumë pajisjet e reja.

“Janë të nivelit me modern që i plotësojnë të gjitha kushtet për punë, çka nevojitet për një stomatolog,” tha ajo.

Komunës së Pejës investimi në pajisjet stomatologjike i ka kushtuar 25 mijë euro.

“Besoj që po kompletohet dalëngadalë i gjithë sektori i shëndetit oral me pajisjet me të nevojshme për punën dhe ngritjen e cilësisë së shërbimeve,” tha Petrit Loci, drejtori i Shëndetësisë në Pejë për KALLXO.com.

Përveç Poliklinikës Stomatologjike edhe qendrat e mjekësisë familjare janë përfituese të pajisjeve me të cilat ofrohet përkujdesje për dhëmbët.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit