Shoferi i paemëruar nga Barnsley i Anglisë, ka bërë ndeshje dhe e ka shkatërruar në tërësi makinën Ferrari që kushton afro 300 mijë euro.
Për më keq, kjo ndodhi vetëm një orë pasi e kishte marrë nga salloni modelin 430 Scuderia, transmeton Telegrafi.
Raportohet se ai është rrotulluar dhe ka përfunduar 50 metra larg rrugës, ndërsa makina është përfshirë nga zjarri.
Shpejtësia e lartë, mungesa e aftësisë në manovrim dhe rruga e lagur kanë qenë faktorët kryesorë të këtij aksidenti. /Telegrafi/