Pagesa e sigurimit kufitar vazhdon ende të mbetet shqetësimi kryesor i bashkatdhetarëve me rastin e vizitave të tyre në vendlindje.
Për këtë problematikë ministri i Diasporës, Valon Murati ka kërkuar gjetjen e një zgjidhje kalimtare për këtë çështje deri më 1 korrik, derisa Kosova të bëhet pjesë e OKB-së, shkruan Epoka e Re.
Kryeministri Isa Mustafa është zotuar se javën tjetër, së bashku me disa ministra, do të shikojnë mundësinë e rregullimit të kësaj çështje.
Ndërkaq ministrja e Dialogut, Edita Tahiri ka bërë me dije se Kosova është duke tentuar të bëjë një zgjidhje për këtë çështje në procesin e dialogut në Bruksel.kohaislame