13.3 C
Pristina
Wednesday, November 20, 2024

Paga minimale në Gjermani, më e ulta në Evropë: 9.19 euro në orë

Më të lexuarat

Pagat minimale janë rritur në të gjithë Bashkimin Europian, megjithatë, Gjermania renditet nga fundi i vendeve të Europës Perëndimore, sipas një raporti të fondacionit Hans Böckler.

Raporti tregoi se Gjermania rezultoi në vend të parafundit, me 9.19 euro për orë (10.35$), pavarësisht rritjes me 35% më herët gjatë vitit. Gjermania mposhti vetëm Mbretërinë e Bashkuar, me një pagë minimale prej 7.83 paund që vlen tashmë 8.85 euro.

Megjithatë, kjo e fundit është rezultat i rënies së paundit nga referendumi për Brexit, përcjell Scan.tv. Pavarësisht se pagat gjermane ishin më të larta në krahasim me vendet e Europës Lindore e Jugore, punëtorët janë ende të cenuar nga varfëria.

Paga minimale, që arrin në rreth 1,146 euro në muaj pas taksave dhe kontributeve sociale, mezi kalon kufirin e varfërisë dhe përbën vetëm 48% të të ardhurave mesatare kombëtare.

Për krahasim, vende si Turqia ofrojnë një pagë minimale prej rreth 74% të të ardhurave mesatare kombëtare, ndërsa në Portugali, shifra arrin në 61%. Pavarësisht se Gjermania ka një reputacion për qiratë dhe kostot e lira të jetesës krahasuar me standardet e Europës Perëndimore, paga minimale ka mbetur pas.

Sipas raportit, rritja e pagës minimale arriti një mesatare prej 2.7% në 22 shtete, por rritja ishte më e ngadaltë në vendet perëndimore.

Më herët gjatë vitit, Ministri i Punës Hubertus Heil, lajmëroi se Gjermania do të përpiqet të caktojë një pagë minimale europiane, kur të marrë presidencën e Këshillit Europian në 2020.

Kjo do të afrojë Europën drejt objektivave të 2020-ës dhe do të nxjerrë 20 milionë njerëz nga rreziku i varfërisë. Nga ana tjetër, një trend rritës i pagës minimale është vëzhguar në vendet jugore dhe lindore.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit