Historia reale qe do përcjellim me lejën e Zotit është e mbushur me urtësi dhe shpërndan një mesazh shumë të rëndësishëm. Njeriu qe e tregon këtë histori ka qënë një dijetar i cili e ka përjetuar vetë këtë ngjarje të rëndësishme. Në një shtet të Botës ishte një bizesmen shumë i njohur, me pushtet dhe me pasuri të madhe. Një ditë ai shkoi tek një dijetar edhe i tha:
– I nderuar kam shumë dhimbje te forta në dorën time të majtë. Nga dhimbjet nuk më e gjumi as natën dhe as ditën nuk mund të pushoj. I kam vizituar shumë mjekë profesionste dhe ata m’i kanë bërë disa teste por pa sukses. Dhimbja vetëm sa është duke u rritur dhe jeta ime po bëhet torture e padurueshme. I nderuar unë jam biznesmen i pasur, njëkohësisht ponar i shumë kompanive dhe instuticioneve. Frikësohem nga syri i keq ose nga magjia e ndonjë ziliqari.
Ky dijetar ishte i njohur për këndim Kur’ani dhe me lejën e Zotit ai kuronte njerëzit që kishin sëmundje shpirtërore. Pasi ky dijetar dëgjoi versionin e biznesmenit i këndoi suren El- Fatiha, ajetin kursi, suren Ilhas dhe dy suret e fundit të Kur’anit. Por gjendja e tij nuk ndryshoi. Ai përsëri ndjente dhimbje. U largua biznesmeni dhe erdhi përsëri një ditë tjetër por situata ishte e njëjtë përsëri dijetari i këndoi Kur’an dhe ai nuk u qetësua. Kur dhimbja po ashpërsohej dijetari i tha:
– Ndoshta dhimbja jote është ndëshkim për ndonjë mëkat që e ke bërë, ndoshta i ke bërë padrejtësi ndonje personi të dobët ose ia ke marrë të drejtën dikujt. Ndoshta i ke bërë zullum ndokujt duke mos ia dhënë hisen e tij të pasurisë etj. Nëse e ke bërë ndonjërën prej këtyre atëherë nxito të pendohesh për gjynahet e tua dhe hiq dorë nga të drejtat e të tjerëve të cilat ndodshta i ke uzurpuar. kërko falje tek All-llahu për gjynahet e të kaluarës.
Biznesmenit nuk i pëlqeu fare kjo këshillë dhe me argancë përgjigjej:
– Kurrë! Kurrë nuk i kam bërë padrejtësi dikujt! Kurrë nuk i kam shkelur të drejtat e të tjerëve! Por, sidoqoftë të falenderoj për këshillat dhe shkoi!
Pasi kaluan disa ditë ky biznesmen nuk shkoi përsëri tek dijetari dhe ai mendoi se mbase nuk i kishtë pëlqyer këshilla por realisht ajo ishte një këshillë e vërtetë dhe shumë e rëndësishme. Pas një farë kohe rastësisht ky njeri e takoi dijetarin dhe me ngrohtësi e përshëndeti. Dhe i tha:
– I nderuar dora ime u shërua, falenderoj Zotin e Gjithësisë. Unë nuk përdora asnjë ilaç. Dijetari i habitur e pyeti:
– Si ndodhi kjo?!
Ai i tha:
– Kur dola nga takimi me ju fillova të mendoja për atë që e thatë dhe iu ktheva kujtesës për të parë nëse i kisha bërë padrejtësi ndokujt ose nëse ia kisha marrë të drejtat dikujt.
Çfarë kishte ndodhur në të vërtetë vëlla dhe motër të begatoftë i madhi Zot?!
Këtij njeriut i ishte kujtuar diçka që ai se quante fare të rëndësishme madje e kishte anashkaluar por ajo kishte peshe të madhe. Para disa vitesh teksa po ndërtonte shtëpinë e tij pranë gjendej një truall e cila nuk ishte në pronë të tij por e një gruaje të ve me fëmijë jetimë. Ky donte që këtë tokë ta merrte dhe ta bashkonte me kopështin e tij. E pyeti të vene se sa lek kërkonte që ky ta blinte por ajo i tha:
– Çfarë të bëj me vlerën e kësaj toke? Më mirë e le për fëmijët e mi. Frikësohem se kur ta shes, pasuria ime do të harxhohet de të mbetemi pa asgjë.
Ai i insistonte që ta blinte por ajo nuk pranoi. Ky kishte përdorur një metode që fatkqësisht sot është përhapur në masë. Mirësite që Zoti i kishte dhuruar ky i keqppërdori. Njohjet, pushtetin dhe lekun që ai kishte i vuri në shërbim kundër kësaj nënë me fëmijë jetime dhe padrejtësisht ja mori truallin. Kjo nënë e varfër vinte dhe ju bërtiste ndërutesve duke u përpjekur që t’i ndalnte nga puna por ata thjesht qeshnin me të duke menduar se ajo ishte çmendur. Ajo qante dhe ngrinte duart drejt qiellit. E kam parë me sytë e mi thoshte biznesmeni. Por lutja e saj orët e vona të natës kundra meje ishte edhe me sërioze. U kujtova dhe fillova të dridhesha. E kërkova atë nënë derisa e gjeta. Fillova të qaja duke e lutur që të më fale. Nuk lëvizja nga vendi derisa e pranoi kompensimin tim për tokën. Ajo u lut për mua dhe më fali. Pasha të madhin Zot sapo jo i uli duart dora ime u ndie më mirë. Lutja e saj ndikoi ne mua në atë mënyrë që ilaçet nuk patën mundësi të ndikonin.