Fotografia e mjegullt e Trumpit, e bërë nga prapa, ishte mjaft skandaloze – duke qenë se nuk bëhet fjalë për një fans të presidentit amerikan, por për shefin e diplomacisë kosovare. Por, po aq skandaloze ishte përpjekja e zëvendëskryeministrit kosovar Behgjet Pacolli për ta ‘shitur’ dhënien e dorës që zgjati veç një sekond, si takim.
Në editimin e videos, Pacolli sidoqoftë e ka larguar fjalën ‘takim’ duke qenë se nga fotografia vërehej qartë se nuk kishim të bënim me një të tillë.
Por, edhe videoja zbulon shumë mbi rëndësinë e multimilionerit Pacolli. Ai duket sikur i frikësoi truprojet e Trumpit, të cilët u ndalën paksa duke mos kuptuar atë që po ndodhte. Pacolli ka qenë i shtytur edhe nga një njeri prapa tij, i cili dëgjohet derisa thotë: Jepja dorën Trumpit, jepja dorën Trumpin.
https://www.facebook.com/behgjeti/videos/944201039112978/