1.2 C
Pristina
Tuesday, November 19, 2024

Pacolli takoi presidentin e Sudanit Jugor

Më të lexuarat

Në vazhdim të turneut dy javor në kontinentin e Afrikës, zëvendëskryeministri i Kosovës,Behgjet Pacolli është takuar me presidentin të Sudanit Jugor, Salva Kiir Mayardit.
Pacolli ka diskutuar me presidentin Mayardit,për çështjet që kanë të bëjnë rreth lidhjes së marrëdhënieve ndërshtetërore në një periudhë sa më të shpejtë.

Në këtë kontekst, zëvendëskryeministri ka informuar presidentin Mayardit, se Kosova si shtet i ri, është shumë e interesuar që me Sudanin e Jugut, po ashtu shtet i ri, të shkëmbejë përvojat e shtetndërtimit.

Në anën tjetër, edhe presidenti Mayardit, ka shprehur gatishmërinë që shteti i tij të kultivojë marrëdhënie diplomatike dhe miqësore me Kosovën. Ai ka ripërsëritur qëndrimin se Sudani i Jugut, është shtet që përkrah të drejtën e qytetarëve të Kosovës, për të ndërtuar dhe konsoliduar shtetin e tyre.

Pacolli, është duke zhvilluar një turne lobimi dyjavorësh, në të cilin ka vizituar disa herë shtete si Kenya, Ruanda, Burundi, Sudani i Jugut.

Gjithashtu, gjatë kësaj kohe, me ftesë të presidentit të Ugandës, ka marrë pjesë në ceremoninë solemne të shënimit të përvjetorit të pavarësisë së këtij shteti. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit