0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Pacolli priti kreun e Asamblesë së Madhe të Turqisë

Më të lexuarat

Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Kosovës, Behgjet Pacolli ka pritur në një takim kryetarin e Asamblesë së Madhe të Turqisë, Cemil Çiçek.
Pacolli ka shprehur falënderimet e Qeverisë dhe popullit të Kosovës për rolin thelbësor që Turqia është duke luajtur në konsolidimin e shtetit tonë.

Gjithashtu, zëvendëskryeministri Pacolli ka bërë thirrje edhe për intensifikimin e bashkëpunimit ekonomik, duke inkurajuar ardhjen e sa më shumë investitorëve nga Turqia në Kosovë.

“Ne jemi mirënjohës për kontributin që keni dhënë për njohjet e Kosovës. Gjithashtu e vlerësojmë lartë interesimin e investitorëve turq për të investuar në Kosovë, dhe ne duhet të thellojmë edhe tutje këtë bashkëpunim. Kosova është vend i cili është shumë i përshtatshëm për investime dhe ne jemi të gatshëm për të përmirësuar edhe më tej kushtet”, ka thënë Pacolli.

Zëvendëskryeministri Pacolli gjithashtu njoftoi kryetarin Çiçek për përkushtimin dhe gatishmërinë e institucioneve dhe spektrit politik kosovar për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, si alternativë e vetme që të dy vendet të ecin përpara në proceset integruese.

Në anën tjetër, kryetari Çiçek ka ripërsëritur qëndrimin e shtetit të tij, për të vazhduar bashkëpunimin dhe ndihmën për shtetin dhe popullin e Kosovës.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit