2.1 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Pacolli paralajmëron dorëheqjen nga Qeveria

Më të lexuarat

Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli është i zhgënjyer me politikën. Nuk e përjashton mundësinë që personalisht të largohet nga Qeveria, por premton se AKR-ja do të jetë pjesë e koalicionit deri në fund të mandatit.
Ai në një intervistë për “Epokën e Re”, ka thënë se ka një ofertë serioze për të qenë i përfshirë në një mision paqeje të nivelit të lartë dhe këtë tha se po e shqyrton seriozisht.

“Nëse vendosi pro kësaj oferte do të shkoj, por koalicioni do të vazhdojë deri në fund të mandatit”, ka thënë Pacolli.

Ai e ka komentuar edhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese, për të cilin ka thënë se nuk është dashur fare mendimi i kësaj gjykate për mandatin e presidentes.

“Jam i prirë të besoj se presidentja do të veprojë ashtu siç ka vepruar Fatmir Sejdiu, siç kam vepruar edhe unë, për hir të shmangies së krizës institucionale apo bllokimit të reformave”, ka thënë ai.

Pavarësisht zhvillimeve të fundit në skenën politike, Pacolli ka thënë se nuk ndihet i tradhtuar as nga kryeministri Thaçi e as nga kryetari i LDK-së, Isa Mustafa. /Telegrafi/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit