1.8 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Pacolli lobon për njohje nga Egjipti dhe Indonezia

Më të lexuarat

Në kuadër të angazhimeve shtetërore për sjelljen e njohjeve të reja, zëvendëskryeministri i Kosovës, Behgjet Pacolli ka takuar në Londër përfaqësues të lartë të Indonezisë dhe Egjiptit.

Gjatë takimeve të ndara me përfaqësues të dy vendeve është dakorduar për intensifikimin e kontakteve, të cilat do të krijojnë kushtet e nevojshme për fillimin e marrëdhënieve ndërshtetërore me Republikën e Kosovës, thuhet në një komunikatë për opinion nga zyra e Pacollit.

Në këtë kontekst, zëvendëskryeministri Pacolli ka informuar përfaqësuesit e këtyre dy vendeve që shumë shpejtë do të zhvillojë vizita në Xhakartë dhe Kajro për të quar përpara procesin e njohjes së Republikës së Kosovës. /Tg/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit