6.8 C
Pristina
Friday, January 10, 2025

Pacolli kërkoi njohje nga Iraku

Më të lexuarat

Në kuadër të angazhimit diplomatik për shtimin e numrit të njohjeve për Republikën e Kosovës, zëvendëskryeministri i parë i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli, ka takuar në Berlin, presidentin e Irakut, Jalal Talabani.

”Në një takim të gjatë dhe miqësor, zëvendëskryeministri Pacolli dhe presidenti Talabani, diskutuan për proceset politike nëpër të cilat po kalojnë dy vendet. Zëvendëskryeministri Pacolli prezentoi para presidentit Talabani, arritjet e Republikës së Kosovës që nga shpallja e pavarësisë me 17 shkurt 2008, që kulmuan me përmbylljen e pavarësisë së mbikëqyrur”, njofton kabineti i tij.
Gjithashtu, sipas njoftimit, zëvendëskryeministri Pacolli shprehu besimin e tij që Kosova dhe Iraku në një periudhë të shpejtë, të ndërtojnë marrëdhënie diplomatike, dhe të shkëmbejnë përvojat e ndërtimit të demokracisë dhe stabilitetit.
Në këtë kontekst, zëvendëskryeministri Behgjet Pacolli, kërkoi zyrtarisht edhe njëherë nga presidenti Talabani njohjen e Republikës së Kosovës si shtet të pavarur dhe sovran.
”Në anën tjetër, presidenti Talabani, ka shprehur kënaqësinë e tij për takimin me zëvendëskryeministrin Behgjet Pacolli. Talabani ka thënë se interesimi i Republikës së Kosovës për të krijuar miqësi me shtetin e tij është për tu vlerësuar”, thuhet në njoftim.
Gjithashtu, presidenti Talabani, ka ftuar zëvendëskryeministrin Pacolli në vizitë zyrtare në Irak për të diskutuar më gjerësisht për hapat e mëtutjeshëm, për krijimin e raporteve ndërshtetërore./indeks/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit