1.8 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Pacolli: Hoxhaj, mos u bëj dyfytyrësh!

Më të lexuarat

Për herë të parë që nga formimi i Qeverisë Thaçi 2, janë konfrontuar dy përfaqësuesit e diplomacisë kosovare, zv. kryeministri i parë, Bexgjet Pacolli dhe ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj. Ky i fundit ka deklaruar të enjten se njohja nga Mali, që fillimisht ishte paraqitur si njohje, nuk ka ndodhur asnjëherë, duke e demantuar Behgjet Pacollin, i cili më 18 gusht kishte proklamuar njohjen nga ky shtet.

Ndërkaq, gazeta “Zëri” sot citon zv. kryeministri, Behgjet Pacolli, se “…nëse ka thënë se njohja nga Mali nuk ka ardhur kurrë, (Enver Hoxhaj – sqarim ynë) tregohet dyfytyrësh, sepse ka qenë njeriu i parë që ka marrë njoftimin.”

Pacolli i ka rekomanduar ministrit Hoxhaj të jetë objektiv dhe i sinqertë në deklaratat që i bënë./koha/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit