Lideri i Aleancës Kosova e Re, Behxhet Pacolli, ka thënë se Drenasi është i mbuluar me xhipa të kryeministrit, zëvendëskryeministrave, ministrave, zvministrave, kryeparlamentarit e deputetëve.
Përmes një postim i në llogarinë e tij në Facebook, Pacolli ka thënë se ata abuzojnë me orarin e punës së mësimdhënësve e nxënësve, gjë që është e paparë në vendet e civilizuara.
Ai e ka quajtur inkurajuese kërkesën e ambasadorit britanik në Kosovë, Ruairi O’Connell për monitorim të rreptë të procesit zgjedhor në Drenas.