13.1 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Pacolli arsyetohet për foton e modifikuar me photoshop

Më të lexuarat

Sekretari organizativ i Aleancës Kosova e Re, Rrahim Pacolli, ka reaguar pasi mediat kanë raportuar se si nga një fotografi e publikuar në llogarinë e tij në Facebook është hequr një zyrtar i AKR-së, dhe në vend të tij është futur vetë ai.

Por, fotoja ishte e modifikuar me Photoshop – ishte fshirë dikush dhe ishte futur Rrahim Pacolli afër Behgjet Pacollit dhe afër Gjeneralit Ramadan Qehaja, djali i të cilit sot u përfol si kandidat për Ministër të Punëve të Brendshme pas largimit të Flamur Sefajt.

Tani, Rrahim Pacolli thotë se bëhet fjalë për një gabim.

“Më herët personi që mirëmban faqen time ka rënë pre e një montazhe të fotografit”, ka shkruar ai në Facebook.

“Nuk kam nevojë të bëj të tilla manovrime, sepse në gjitha tubimet e partisë kam qenë i pranishëm”, është arsyetuar ai.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit