-0.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Pa maska e doreza dhe ngjitur me familjarët, Kim provon vajin e ullirit në Qeparo por “harron” masat ndaj COVID-19

Më të lexuarat

Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka vizituar një fabrikë të vajit të ullirit në Qerparo. Pavarësisht situatës kritike që po kalon vendi ynë për shkak të COVID-19, Kim nuk kishte marrë asnjë masë mbrojtëse, ndërsa qëndron ngjitur me familjarët, duke rritur rrezikun e infektimit.

Ambasadorja amerikane, Yuri Kim vizitoi dje një fabrikë të vajit të ullirit në Qeparo. Edhe pse vendi ndodhet në një situatë kritike për shkak të COVID-19, Kim dhe pronarët e fabrikës që i rezervuan pritjen, nuk kanë respektuar masat e sigurisë.

Në fotot e shpërndara nga Ambasada Amerikane në Facebook, shihet se Kim qëndron shumë pranë me familjarët, ndërsa askush nuk mban as maskë e as doreza. Gjithashtu ambasadorja ka pasur edhe kontakt fizik me personat e pranishëm, duke rritur kështu rrezikun e infektimit nga COVID-19.

https://www.facebook.com/usembassytirana/posts/10157529254490838

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit