-4.3 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Pёrdorues tё iPhone, kujdes me kёto gabime sepse dёmtoni baterinё!

Më të lexuarat

Aplikacionet qё pёrdorim dita-ditёs shtohen, ashtu siç shtohen edhe orёt qё kalojmё me telefon nё dorё. Si pasojё e kёsaj ne detyrohemi tё mbajmё gjithmonё me vete karrikues dhe tё kёrkojmё pёr prizё nё çdo vend qё shkojmё. Bateria e telefonit ёshtё mё e rёndёsishmja nё njё telefon, ndaj duhet tё bёni disa hapa pёr ta mbrojtur atё vazhdimisht.
Kёtu tё rikujtojmё qё nё kёtё shkrim bёhet fjalё vetёm pёr hapat qё duhet tё ndjekin pёrdoruesit e telefonave iPhone pёr jetёgjatёsinё e batёrisё sё tyre. Mund tё jenё kёshilla qё i keni dёgjuar edhe mё parё, por ka ardhur koha edhe t’i zbatoni.
Ulni dritёn e ekranit. Ekrani shpenzon njё pjesё tё mirё tё baterisё, kёshtu qё sa mё i errёt aq mё “ekonomik”.
Mos e lini hapur Bluetooth, GPS dhe WiFi kur nuk ёshtё e nevojshme.

Nёse nuk keni karrikues me vete dhe nuk dёshironi qё telefoni tё fiket mbyllni opsionin e internetit 3G, 4G, LTE. Mund tё mos keni internet pёr pak, por tё paktёn do tё keni telefon.

Mbyllja automatike e telefonit. Shkoni nё Settings ->General ->Auto lock dhe minimizoni kohёn e kyçjes sё ekranit.

Minimizoni lajmёrimet. Nё Settings ->Notifications zgjidhni nga cilat aplikacione dёshironi tё informoheni. Sepse sa mё shumё tё ndizet dhe fiket ekrani aq mё shumё bateri harxhohet.

Zbuloni aplikacionet qё harrxhojnё mё shumё bateri. Nё Settings ->Battery ->Usage ->Battery Usage do tё shikoni se sa bateri harxhohet nё bazё tё çdo aplikacioni. Mё pas vendosni se sa kohё do tё kaloni nё secilin prej tyre, ose cilin nuk duhet tё pёrdorni kur nuk keni shumё bateri.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit