Mesut Ozil ka refuzuar të mohojë largimin nga Arsenali në fund të sezonit.
28-vjeçari ka edhe një vit kontratë me “Topçinjtë” dhe duket se nuk është i vendosur për qëndrim akoma në Premier Ligë.
Reprezentuesi gjerman duke folur për “Sport Bild” nuk ka konfirmuar nëse planifikon të qëndrojë në Angli dhe ka thënë se një rikthim në vendlindje do t’i përshtatej familjes së tij.
“Nuk e përjashtoj rikthimin në Gjermani. Shumë familjarë – sidomos nëna – do të mirëprisnin nëse do të isha më afër shtëpisë. Kam edhe një vit kontratë dhe e dua Arsenalin. Por për momentin, gjithçka është e hapur”, ka thënë ai.
Sipas raportimeve të fundit, Ozil po kërkon pagë rreth trefish më të madhe se paga aktuale, në mënyrë që të qëndrojë te Arsenali.